Flash News

KRYESORE

Protesta e 27 janarit, Mustafaj: Do të ndikojë te çelja e negociatave nëse nuk është demokratike

I ftuar në “Opinion” në Neës 24, ish deputeti Besnik Mustafaj ka deklaruar se protesta e 27 janarit do të ndikojë në çeljen e negociatave nëse nuk do të organizohet me logjikë demokratike dhe se përmes saj do të matet forca e opozitës dhe e LSI-së e cila nuk ka protestuar asnjëherë.

Sipas Mustafajt e veçanta e kësaj proteste është se qytetarët kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë, dhe sips tij do të thellohet ndjeshëm opinioni publik për çkanabizimin e vendit.

“Rama ka një përqendrim të madh të pushtetit tek vetja dhe kërkon mirënjohjen nga të tjerët. Ai ka dy probleme të mëdha. E para përqendrimin e problemeve të mëdha tek dora e tij. Aspekti i dytë është se ai nuk i njeh problemet. Qeveritarët tanë mendojnë se ata janë shpëtimtarët e situatës dhe sipas tyre mbreti u qan hallin çdo subjekti të vet”- deklaroi Mustafaj.

“Ka një refuzim të analizës së gjendjes nga ana e Ramës. Ai do të spekulojë me ndjeshmërinë që kanë protestat. Por a mundet që protestat të pengojnë çeljen e negociatave? Un po ju them nëse protestat do jenë në logjikën e demokracisë unë mendoj se nuk e pengojnë çeljen e negociatave. Këto protesta kanë një veçanti, pasi këtë herë kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë. Pritet të matet forca e protestuesve të opozitës dhe forca e LSI në protestë, pasi nuk ka protestuar kurrë. Nuk besoj se ato që thotë Basha se pas kësaj proteste ne do çmontojmë qeverinë. Qeveria ka legjitimet të plotë. Protesta do ta thellojë ndjeshmërinë e opinionit publik për çkanabisimin e vendit”- u shpreh ai.

Të fundit