Flash News

KRYESORE

“Protesta e 27 janarit nuk bëhet për PD-në dhe LSI-në", Kryemadhi liston arsyet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit të ditës së sotme me qytetarët në Elbasan ka renditur dhe një sërë arsyesh se përse do të mbahet protesta e 27 janarit. Kryemadhi shprehet se në qendër të protestës është qytetari dhe të drejtat e tij të mohuara.

Pse duhet të protestojmë me 27 janar sipas Kryemadhit:

Duhet të protestojmë me 27 janar jo për PD e LSI por për ju.

Për të gjithë ato burra dhe gra që kanë humbur të drejtën për të marrë pensionin, për rata qyetarë që janë në shi e gjenden para inistitucioneve;

 Protestojmë për të gjithë ata minatorë të cilët kanë humbur jetën në galeritë;

Për të gjithë ata mësues që frikësohen mos itimidohen dhe largohen nga vendet e punës;

 Do të protesojmë për mjekët dhe infermierët;

Për punonjësit e administratës civile. Ne do të protestojmë për bizneset e vogla.

Ne e dimë shumë mirë se me skemën e TVSH-së bizneset e vogla do të shkojnë drejt falimentimit.

Do të protestojmë për shtesën e mesme, për ata shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria.

Për ata gjimnazistë, maturanë që cënohen nga mësuesit e tyre. Do të protestojmë për ata studentë që për të marrë një vërtetim, sorollaten në zyra.

Të fundit