Flash News

KRYESORE

Protesta e 5 marsit, PD kërkesë Edi Ramës: Pse fsheh orarin e seancës plenare

Protesta e 5 marsit, PD kërkesë Edi Ramës: Pse fsheh orarin e
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga zhvillimi i seancës plenare të radhës, kuvendi ende nuk ka publikuar orën e zhvillimit të saj. Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka kërkuar publikimin e axhendës, pasi seanca plenare nuk është si PPP-të. “Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi në Twitter. Opozita ka paralajmëruar se më datë 5 do të zhvillojë protestën e saj te radhës para parlamentit. Mos-publikimi i orarit, ngre dyshime se mazhoranca kërkon që në tubim të ketë sa më pak njerëz.

Të fundit