Flash News

KRYESORE

Protesta e 7 Majit,reagon deputeti i PD-së: Strategjia e përdorur nga PS për të dekurajuar protestën, e dëshpëruar

Protesta e 7 Majit,reagon deputeti i PD-së: Strategjia e përdorur nga

Përpjekjet e Ramës për të dekurajuar protestën janë konsideruar si përpjekje të dëshpëruara nga deputeti i PD-së  Gerti Bogdani. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ai është shprehur se Rama mendon se do dekurajojë një protestë të njerëzve që u ka ardhur shpirti në majë të hundës, me padrejtësi, me kanabis, me arrogance e pa bukë.

“...edhe njëherë do doja t'ia kujtoja, që sado të vlejë për të mbajtur gjallë egon personale, PROPAGANDA NUK HAHET dhe nuk e bën ndryshimin në jetën e njerëzve të vërtetë që jetojnë çdo ditë, në një popull që po heq të zite e ullirit!”-shkruan ai.

Statusi i plotë:

“është interesante strategjia e fundit e përdorur në mënyrë të dëshpëruar nga PS për të dekurajuar protestën, duke vënë në lëvizje gjithë makinën e sofistikuar të propagandës së vet për të bërë të mëdha gjëra shumë të vogla. 

...me tituj bombastike, me zmadhime të thënieve krejtësisht normale, me foto paparacësh e me tekste të trilluara në mënyra diabolike, me biseda në emisione që tjetërsohen në tituj bombastik pa asnjë vlere, Rama mendon se do dekurajojë një protestë të njerëzve që u ka ardhur shpirti në majë të hundës, me padrejtësi, me kanabis, me arrogance e pa bukë!

...edhe njëherë do doja t'ia kujtoja, që sado të vlejë për të mbajtur gjallë egon personale, PROPAGANDA NUK HAHET dhe nuk e bën ndryshimin në jetën e njerëzve të vërtetë që jetojnë çdo ditë, në një popull që po heq të zite e ullirit! Ndaj është mund i kotë! Sikur gjysmën e kohës që shpenzoni për propagandë ta shpenzonit për të bërë ndonjë punë, ndoshta kjo protestë nuk do ishte kaq e fuqishme dhe kaq e vendosur sa c'eshte! 

...ka 70 dite qe nuk dekurajohet me goditje nga me te uletat, me kercenime e me cdo mjet diktatoresh, mendoni seriozisht se do e dekurajoni tani me keto "propaganda" e dizinformime pa lidhje??!!”

Të fundit