Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protesta e banorëve në Astir, paralajmëron Klevis Balliu: Në darkë do shihni provat se kush janë hajdutët e vërtetë
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka paralajmëruar se në darkë do të paraqiten prova për të denoncuar sipas tij hajdutët e vërtetë të projektit për Unazën e Re.
Nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur pas protestave, Balliu u shpreh se bëhet fjalë për një projekt fantazmë.
“Aty ka një zgjerim, që bëhet për të shkatërruar shtëpitë dhe për të ndërtuar kulla këta oligarkët. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë e fëmijë, nga policia. Është hedhur gaz lotsjellës, ku janë helmuar qytetarët. Këta i quajnë zaptues, hajdut pronash, por sot në darkë do të shihni provat, se kush janë hajdutët e vërtetë të pronave”, u shpreh Balliu për mediat.