Flash News

KRYESORE

Protesta e banorëve në "Unazë të Re",  Veliaj: Kush ka ndërtuar tetë kate nuk është nevojtar

Protesta e banorëve në "Unazë të Re", 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj  nga Vaqarri, njësia e re që i është bashkuar Bashkisë së Tiranës pas ndarjes administrative ka reaguar për protestën e qytetarëve në Unazë të Re.

Veliaj shprehet se kush ka ndërtuar tetë kate nuk është nevojtar, ndërsa shton më tej se protestuesi më i madh Eurolloto.

“Lekët E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar, o miqtë e mi! Pse duhet t’ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën këtu, në vend që të bëjmë rrugën, duhet t’i japim lekë dikujt që thotë ‘jam den baba den’ në një shtëpi me 8 kate, ku qartazi as i ka mbaruar 8 katet? Protestuesi më i madh Eurolloto! Po pse duhet njerëzit që s’luajnë baste të shpronësojnë një lloto?! Pse mos bëjmë një kopsht në Vaqarr, po duhet të japim lekë për lloto? Pse do heqim lekët e çerdheve për të shpronësuar një pikë bastesh, a ma thoni dot?! Për çfarë po protestojnë? Ky lavazhi ishte trotuar, i ka vënë vetëm këtë tendën portokalli dhe thotë më shpronësoni. Po kë të shpronësojmë more? Trotuari ishte i yni, i të gjithëve”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai sqaron se si do të  kompensohen banorët pas shpërnguljes.

Lekët do t’ia japim për shtëpinë, kush nuk ka asnjë letër, do t’i japim shtëpi sociale. Kush nuk ka asnjë gjë në botë, do t’i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr sa të duan, të djegin goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë. Ose do të shkojmë përpara dhe do të ecim me zhvillimet e Tiranës ose do të ngelemi mbrapa dhe nuk do e kapim kurrë veten”, deklaroi më tej kryebashkiaku Veliaj.

Të fundit