Flash News

KRYESORE

Protesta e banorëve të ‘Astirit’, kërkohet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Protesta e banorëve të ‘Astirit’, kërkohet

Banorët e Astirit vijuan edhe sot protestat kundër projektit të qeverisë, i cili i kompenson ata me një vlerë larg çmimeve të tregut.

Në krah të protestuesve eshtë rreshtuar edhe deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj, e cila ndër të tjera ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

“E jashtezakonshme gjendja ne zonen e Astirit. Shteti kunder popullit duke perdorur bij dhe bija te popullit te veshur me uniforme. Ku jane nderkombetaret dhe organizatat e shoqerise civile? Te drejtat dhe lirite e njeriut, o jane shkelur sot, o kurre!”, përfundin ajo.

Banorët kanë theksuar se nuk tërhiqen dhe se do të vijojnë protestat deri në tërheqjen e projektit.

Të fundit