Flash News

KRYESORE

Protesta e “jelekëve të verdhë”, shënohet viktima e tretë në Francë

Protesta e “jelekëve të verdhë”, shënohet

Protesta e “jelekëve të verdhë” është rritur gjatë javëve të fundit, pasi qeveria franceze ka planifikuar një rritje të taksave mbi karburantin, përfshirë benzinën dhe naftën, duke filluar nga 1 janari 2019. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të për të promovuar praktika miqësore me mjedisin.

Me dhjetëra policë dhe protestues janë plagosur, ndërkohë që ka patur raste kur efektivët kanë lënë detyrën dhe u janë bashkuar protestave.

Policia franceze bëri me dije se një shofer automjeti ka humbur kontrollin e makinës, për shkak të një pike kontrolli të ngritur në rrugë dhe më pas u përplas me një kamion që kalonte. Shoferi humbi jetën në vend.

Ky është personi  i tretë që ka humbur jetën që nga 17 nëntori, kur filluan protestat e " jelekëve të verdhë".

Të fundit