Flash News

KRYESORE

“Protesta më e madhe që kanë parë shqiptarët”, Basha optimist për pjesëmarrjen e qytetarëve

“Protesta më e madhe që kanë parë

Kryeopozitari Lulzim Basha është optimist se nesër do të ketë një pjesëmarrje historike në protestë. Basha theksoi se protesta e nesërme do të jetë më e madhja në dekada në Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të hyjë në histori.

Ai theksoi se me manifestimin që do të organizohet në Tiranë, më 13 maj, do fitohen zgjedhjet e lira e të ndershme, thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

Basha tha se nesër “do të krijohet republika e re duke i dhënë fund republikës së korrupsionit, të krimit dhe drogës, të pazareve të ndyra politike, të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurriz të shqiptarëve”.

“Basha njofton largimin e çadrës? “Sot përmbyllet qëndresa, nesër formojmë Republikën e Re”

Të fundit