Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/ 12 akset kryesore të rrugëve që do të bllokohen nesër në gjithë vendin

Protesta e opozitës/ 12 akset kryesore të rrugëve që do

Opozita e bashkuar ka zgjeruar hartën e rrugëve të cilat do të bllokohen nesër në mbarë vendin. Opozita u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që nesër në orën 18.00 t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin ne blerjen e votës.

Por ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.

  1. Qarku Kukës - Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit.
  2. Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
  3. Qarku Lezhë - Mbikalimi Milot
  4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel - Rrëshen- Klos.
  5. Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostrades
  6. Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
  7. Qarku Elbasan - Mbikalimi Bradashesh
  8. Qarku Korçë - Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
  9. Qarku Gjirokaster- kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë - Gjirokastër .
  10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
  11. Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat - Ura Vajgurore.
  12. Qarku Vlorë- Hyrja e superstrades Vlorë- Levan.

Të fundit