Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, 3 qytetarë shoqërohen në komisariatet e policisë

Protesta e opozitës, 3 qytetarë shoqërohen në komisariatet e

Janë tre qytetarë që janë shoqëruar në komisariatet e policisë së Tiranës për shkak të pjesëmarrjes në protestën e organizuar përpara Kuvendit. RTSH raporton se tre prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët pas përplasjeve që ndodhën jashtë godinës.

Emrat e të shoqëruarve nuk janë bërë publik, por policia po vijon hetimet jashtë ambienteve të Kuvendit për të identifikuar persona të tjerë, të cilët rrezikojnë të përballen me ligjin.

Një polic u pa duke fotografuar qytetarët në protestë, ndërsa pas largimit të tyre e gjithë zona është rrethuar dhe po trajtohet si skenë krimi.

Ndërkohë, nga drejtuesit e opozitës nuk ka reagime për shoqërimin e tre protestuesve.

 

Të fundit