Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës/ Ambasada amerikane lajmëron 'të vetët': bëni kujdes, ka patur dhunë

Ambasada amerikane në Tiranë, në një njoftim të dërguar nënshtetasve amerikanë me banim në Shqipëri, ka folur për dhunë në protestën e opozitës. Ambasada, me sa duket, i është referuar raportimeve mediatike për katër të plagosur në demonstrimin opozitar para Parlamentit, ndër ta edhe  një deputete e opozitës.

Ambasada thekson se nuk ka ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve apo interesave amerikane, por duhet patur kujdes, sepse protestat, nga një vend, priren të zhvendosen edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Të fundit