Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, ambasada italiane thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet!

Protesta e opozitës, ambasada italiane thirrje qytetarëve: Shmangni

Pak orë para protestës së opozitës së bashkuar, ambasada italiane u ka drejtuar një thirrje qytetarëve të saj.

Në një status në rrjetet sociale, ambasada njofton qytetarët që të shmangin grumbullimet në qendër të Tiranës, ku do të jetë e përqëndruar protesta e opozitës, si dhe paralajmëron pasoja në trafik.

“E hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pranë Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal.

Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet”, shkruan ambasada.

Video-mesazh pak orë para protestës, Basha thirrje qytetarëve: Ejani me familjet për Shqipërinë e mundësive

Të fundit