Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, apelojnë Mogherini dhe Hahn: Jo dhunë, qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive

Protesta e opozitës, apelojnë Mogherini dhe Hahn: Jo dhunë,

Shefja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn ka komentuar protestën e opozitës, një ditë pasi u firmos për djegien e mandateve parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Mogherini dhe Hahn apelojnë që protesta të jetë paqësore, ndërsa thekson se zgjidhja e situatës aktuale politike vjen përmes dialogut.

Deklarata e plotë:

Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.

Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Të fundit