Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, arrestohen 37 persona, procedohet penalisht Gazmend Bardhi

Protesta e opozitës, arrestohen 37 persona, procedohet penalisht Gazmend

Një ditë pas protestës së opozitës që zgjati katër orë, Policia e Shtetit ka arrestuar 37 persona.

Po ashtu, 24 të tjerë janë proceduar penalisht, përfshirë edhe organizatorin e protestës, Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD.

Nga ana tjetër, prej mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar në komisariat 61 persona, pjesëmarrës në protestë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Ata akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim të pronës në institucione shtetërore dhe private, para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, dy zonat ku u përqendrua mbrëmë protesta.

Këto masa janë marrë në bazë të pamjeve filmike dhe raporteve të shërbimit të punonjësve të policisë të pranishëm në tubim.

Kujtojmë se gjatë protestës u lënduan rreth 20 protestës dhe 5 efektivë. Policia përdori gaz lotjsellës dhe ujë me presion herë pas here për të shpërndarë turmën.

"Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit: F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë; M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë; A. K., 20 vjeç, banues në Korçë; O. R., 28 vjeç, banues në Burrel; N. B., 23 vjeç, banues në Korçë; A. B., 32 vjeç, banues në Korçë; E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan; D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan; I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan; A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel; F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd; F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd; Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz; A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë; B. D., 37 vjeç banues në Tiranë; R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. R., 18 vjeç, banues Tiranë; D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër.

K., 20 vjeç banues në Kavajë; H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë; M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë; D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë; E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë; D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë; K. S., 21 vjeç, banues në Berat; M. B., 20 vjeç, banues në Berat;

E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë; A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë; H. T., 17 vjeç banues në Tiranë; E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik; L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar; R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", sqaron policia.

Të fundit