Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Duka: Largimi i Edi Ramës i jep fund tranzicionit

Protesta e opozitës, Duka: Largimi i Edi Ramës i jep fund tranzicionit

Largimi i kryeministrit Edi Rama do t’i japë fund një herë e mirë trazicionit në Shqipëri. Ky ishte mesazhi që përcolli kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “360 gradë”.

Duke folur për protestën e opozitës dhe lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Duka tha se për sa kohë që qeveria ‘Rama’ është në pushtet, procesi i tranizionit do të vijojë.

“Unë gjykoj që ne kemi aq shumë njerëz që të shpërndajmë në terren dhe të mbledhim problematikat. Qeverisja është në momente krize. Brenda 11 muajve të ngjallësh kaq shumë probleme dhe të sillesh si në fushatë elektorale me ato dëgjesat publike. Shkon ministri i Energjetikës dhe bën dëgjesa publike për mjedisin. Ashtu siç duket i fortë kryeministri dhe qeveria, aq e dobët është. Në qoftë se nuk ikën ky kryeministër, i cili duhet të jetë kryeministri i fundit i tranzicionit. Kot kanë akuzuar Nanon. Ky ia ka kaluar edhe Sali Berishës për kohën e gjatë”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.

 

Të fundit