Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, FNSH e Forcat Shqiponja “blindojnë” qendrën, cilat janë rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Protesta e opozitës, FNSH e Forcat Shqiponja “blindojnë”

Nesër në orën 11.00 pritet të nis protesta madhështore e opozitës së bashkuar, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas paralajmërimit të protestës, policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij tubimi.

Kështu, pritet të angazhohen rreth 1500 forca policie, ndërsa do të jenë në gatishmëri forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH për ruajtjen e rendit gjatë protestës.

Po ashtu, pranë bulevardit do të jetë prezentë edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa pritet të ketë edhe devijim të trafikut, që lidh bulevardin me qendrën dhe do të bllokohet qarkullimi rrugor përgjatë bulevardit. Kufizime do të ketë edhe në rrugët lidhëse.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këtë hapësirë që prej të premtes. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

 

Të fundit