Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës i ‘prish’ planet maxhorancës

Protesta e opozitës i ‘prish’ planet maxhorancës

Seanca plenare që do të mbahet të hënën me datë 8 korrik do të zhvillohet në një orar tjetër, ndryshe nga ç’ishte parashikuar.

Mendohet se shkak për këtë lëvizje oraresh të jetë protesta e opozitës që të mbahet po të hënën në orën 20.00.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00 por tashmë është afruar me një orë. Kështu thuhet në njoftimin e ri të Kuvendit, ku është përcaktuar edhe rendi i ditës i seancës plenare.

Meqë edhe herët e tjera protesta është fokusuar përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit, maxhoranca me sa duket i është frikësuar një përplasje të mundshme.

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit

z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).

2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)

Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)

Koha e votimit

Të fundit