Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja: Mijëra mbështetës në shesh për dorëheqjen e qeverisë

Protesta e djeshme e opozitës është pasqyruar edhe në disa nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

‘Washington Post’, ‘Euronews’, ‘Fox News’, ‘CNA’ etj., raportuan zhvillimet e djeshme në Tiranë, ku opozita u mblodh për të nëntën herë prej shkurtit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

“Partitë e opozitës shqiptare u mblodhën sërish në kryeqytetin e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në kryeqytetin e Tiranës, që mbanin postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të policisë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk arritën të hapnin dyert e saj.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për "një rotacion të menjëhershëm politik", duke kërkuar një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhjet e parakohshme”, raporton ndër të tjera Fox News’.

Më poshtë, artikuj të tjerë:

Të fundit