Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Lubonja: Munguan reagimet e qytetarëve të zhgënjyer

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestë e sotme të opozitës përballë kryeministrisë. Lubonja u shpreh se nuk u vu re asnjë reagim i qytetarëve të zhgënjyer.

Lubonja deklaroi se pjesëmarrësit në protestë ishin simpatizantë të partive pjesëmarrëse, duke treguar se opozita ka një numër qytetarësh me vete.

“Kjo ishte një protestë e organizuar nga opozita, dhe në Shqipëri në këto raste diskutohet sa njerëz mblodhi. Pra a mblodhi aq njerëz sa të trembet mazhoranca nga reagimi i qytetarëve? Nga pamjet që pamë mund të them se është një pjesëmarrje me një protestë të mëparshme të opozitës. Në mendimin tim ishin mbështetës të partive opozitare, dhe nuk u vu re një reagim qytetar pa bindje politike. Me këtë protestë, opozita tregoi se është gjallë, dhe se ka një numër qytetarësh me vete”, u shpreh Lubonja.

Të fundit