Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës me skenarin e ri, Parlamenti rrethohet me hekura dhe 1600 policë

Opozita e bashkuar pritet të nisë pas disa minutash protestën e radhës, pranë godinës së Parlamentit, paralel me seancën plenare.

Edhe pse seanca nis në orën 10.00, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash sigurie, duke rrethuar të gjitha anët e godinës parlamentare me rreth 1600 efektivë policie, shoqëruar edhe me gardh prej hekuri, siç duket edhe nga fotot e siguruar nga politiko.al.

Në ndryshim nga protestat e kaluara, ku qytetarët kanë qene fokusuar në hyrje të parlamentit,  opozita ka një tjetër plan, që konsiston në shpërndarjen  në 6 pika.

Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Të fundit