Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Që në krye të herës, përgjatë gjithë hitorisë së njeriut, është provuar se të gjitha ngjarjet e rëndësishme apo rezultatet e rëndësishme kanë patur “shkaqe” të vogla. Në fakt ai që është dukur si shkak i vogël, si shkuarja në senat e Cezarit në një ditë kur ishte sëmurë, urdhri i Hitlerit për mareshalin Fon Paulus për të mos u tërhequr asnjë pëllëmbë nga Stalingradi, mjegulla që mbuloi brigjet e kolonive perëndimore të SHBA-së në momentin kur forcat që luftonin kundër anglezëve u rrethuan apo edhe mungesa e dritave në qytetin Studenti që nisi protestën në vjeshtën e vitit 1990 etj etj. ka qenë miligrami i uraniumit që çoi në arritjen e masës kritike ose pika e ujit që bën të derdhet një enë.
Edhe çadra e protestës së opozitës e cila u duk në fillim si një lëvizje e dëshpëruar e një force të mbarur, si një protest që do të shuhej për pak ditë apo si një përpjekje për të fshehur dobësinë e thellë ndaj shumicës dhe humbjen e padiskutueshme në zgjedhje’ mund të jetë ajo ngjarja në dukje e papërfillshme që shërben si shkak për një zhvillim të rëndësishëm, mund të jetë pika që bën të rrokulliset qeveria dhe gjithë shumica. Cila është kjo gjendje e rënduar, inerte, që pret vetëm një shkak të vogël.
Duhet thënë se prej kohësh qeveria dhe shumica në qeveri janë përpjekur të shfaqin përpara publikut një gjendje krejt tjetër, përmes mekanizmash oruellianë të propagandës është mbajtur pandalur tërë e realiteti në një gjendje simulacioni e cila tregonte një kryeministër që po transformon vendin, një ministri të brendshme që po shkatërron çdo qelizë të krimit kudo dhe që po përballet me forcë me reagimin e tij i cili mbrohet politikisht nga opozita, një ekonomi që ecën mirë por që gjykatat e korruptuara dhe reaksioni i tyre dhe opozitës nuk lejojnë lulëzimin e vendeve të reja të punës apo po bllokojnë kantieret e ndërtimit.
Kjo gjendje simulacioni që mbahet në këmbë me minuta të tëra transmetimesh live në televizion të kryeministrit dhe ministrave, me ushtri nëpunësish që merren me përgatitjen e kronikave, teksteve, planeve, fotografive etj ka bërë që opozita të duket e shkatërruar, që lufton të ruajë atë që ka vjedhur dhe shumica të duket vitale, e papërkulshme dhe që herët a vonë do të nënshtrojë plotësisht çdo kundërshtar. Në fakt gjendja duket se është ndryshe dhe duke qenë e tillë protesta shërben si pika që bën masën kritike.
Askush në Shqipëri, as kryeministri nuk e dinë sot numrin e deputetëve të shumicës. Nuk ka mundësi që të mos dihet numri i deputetëve laburistë apo konservatorë në Britani, numri i kongresmenëve demokratë apo republikanë apo numri i deputetëve të CDU-së apo SPD-së në Gjermani. Edhe në Shqipëri gjithnjë është ditur se sa ishte numri i deputetëve të shumicës së Nanos, Berishës apo edhe Metës në vitin 2001.
Sot është e pamundur të dihet numri i deputetëve të shumicës sepse gjendja hibride e demokracisë sonë është përkeqësuar shumë. Demokracitë hibride janë disa llojesh por më të këqijat janë ato në të cilat zgjedhjet nuk janë instrumente të demokracisë. Shumica e studiuesve të shkencave politike kanë besuar deri në fillim të viteve 2000 se zgjedhjet në një mënyrë ose në një tjetër ndihmojnë që demokracia të ketë përparime sa do të vogla. Pas vitit 2000 me dështimin e madh të shumë vendeve të Afrikë, Azisë juglindorte apo Amerikën e Jugut studiues të shumtë po flasin për dështimin e demokratizmit dhe rrëshqitjen më thellë në demokraci hibride.
Christopher Clapham një profesor i universitetit të Cambridge-it flet për neopatrimonializmin si një gjendje që sundon në mjaft vende ku problemet me demokracinë vijnë dhe rëndohen. Neopatrimonalizmi është një sistem i hierarkisë sociale ku padronët përdorin burime shtetërore me qëllim që të sigurojnë besnikërinë e klientëve që ata kanë në popullatën e gjerë. Sipas Clapham kemi të bëjmë me një marrëdhënie klient – padron që nis nga majat më të larta të strukturave të shtetit deri poshtë tek individët në fshatra.
Neopatrimonializmi i furnizon strukturat e shtetit me njerëz që kanë lidhje me pushtetin e vërtetë, me njerëz që kanë pushtet apo akses tek dhuna. Zyrat e pushtetit përdoren për qëllime private, njerëz që kanë akses tek dhuna ndërfuten në pushtetin politik, rrisin fuqinë dhe bëjnë të mundur që zinxhiri i besnikërisë nga shumë lart deri poshtë të bëhet i fortë dhe i lidhur me mbajtjen në këmbë të ekonomisë mbi të cilën rri ky zinxhir. Kjo ka ndodhur saktësisht në Shqipëri sidomos pas vitit 2013.
Njerëz me pushtet apo akses tek dhuna, njerëz me lidhje të forta politike u bënë pjesë e vendimmarrjes politike, bënë që një marrëdhënie klient- padron të zhvillohet nga majat e pushtetit deri tek individët në fshatra. Kjo gjë bëri që deputetët e shumicës të rriten në numër, bëri që lufta brenda shumicës të bëhet e egër për shkak të konkurrencës së lartë mes grupeve kryesore dhe njerëzve që kanë akses tek dhuna apo që kanë pushtet të rritur.
Kjo gjë bëri që sasia e sipëfaqes së mbjellë me drogë të rritet me tre herë në dy vitet e fundit siç tha kryeprokurori i antimafias apo numri i plantacioneve të rritet me pesë herë siç tha raporti i DASH-it. Në një sistem të tillë të hierarkisë sociale që nis nga majat më të larta të strukturave të shtetit deri poshtë tek individët në fshatra, që ka në zë qendër të tij njerëz të fuqishëm që janë në politikë, që kanë akses tek dhuna dhe mbajnë në këmbë një zinxhir ekonomie dhe vendimmarrjesh politike që garantojnë gjendjen ekzistuese të kësaj hierarkije është e pamundur të ketë zgjedhje.
Është e pamundur që kjo strukturë pushteti të lejojë që një forcë politike ta rrëzojë atë. Në këtë kuptim çadra e protestës jo vetëm po tregon gjendjen e vërtetë por mund të bëjë që ajo që duket e pamundur, rrëzimi i qeverisë Rama, të bëhet realitet. Problemi i vetëm është nëse struktura e cila është fuqizuar, rritur dhe asociuar me pushtetin e sotëm mund të përpiqet të bëjë këtë gjë edhe me PD-në. / Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38