Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, në spital edhe 6 policë, Veliu: I vizitova, janë mirë

Protesta e opozitës, në spital edhe 6 policë, Veliu: I vizitova,

Protesta e sotme e opozitës u dominua nga disa raste tensioni dhe incidentesh. Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve fillimisht humbi ndjenjat një protestues.

Më pas, nga përleshja u lëndua dhe u gjakos kryeredaktori i gazetës RD, i cili është shtruar në spital me 10 qepje.

Po ashtu, të lënduar mbetën edhe 6 efektivë policie, të cilët janë vizituar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në spitalin e Traumës.

Në një prononcim për gazetarët, Veliu sqaroi se gjendja e tyre është e mirë dhe e qëndrueshme, pasi kanë marrë plagë të lehta.

“Gjendja e tyre është e mirë, pavarësisht plagëve që kanë marrë. I përgëzoj pasi menaxhuan me profesionalizëm protestën, sot Policia e Shtetit ka bërë detyrën”, tha Veliu.

Ai komentoi edhe lëndimin e Blendi Kasmit.

“Po, e vizitova edhe Blendi Kasmin, i uroj shërim të shpejtë. Se kush është fajtor policia apo Kasmi le ta gjykojnë pamjet filmike”, u shpreh drejtori i policisë.

 

Të fundit