Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, nis procedimi penal për 10 deputetët e PD-së dhe LSI-së

Protesta e opozitës, nis procedimi penal për 10 deputetët e

Pas protestës së djeshme para Kuvendit dhe tymuesve të hedhur në Kuvend, ka nisur procedimi penal për 10 deputetët demokratë dhe të LSI-së.

Procedimi për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal”, ka nisur për:

  1. Monika Kryemadhin
  2. Flamur Nokën
  3. Ervin Salianji
  4. Lulzim Basha
  5. Kejdi Mehmetaj
  6. Floida Kerpaçi
  7. Klevis Balliu
  8. Gent Strazimiri
  9. Grida Duma

Për shtetasin Endrit Braimllari, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Pena.

Të fundit