Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës për largimin e Fatmir Xhafës, reagon Ministri i Brendshëm

Protesta e opozitës për largimin e Fatmir Xhafës, reagon Ministri

Ditën e sotme Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë kundër qeverisjes Rama duke kërkuar kështu edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pas kësaj proteste, ka ardhur edhe reagimi i Xhafaj, i cili me anë të një statusi në “Tëitter”, ka falënderuar forcat e policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.

Të fundit