Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, reagon edhe OSBE

Në lidhje me protestën e njoftuar që do të mbahet ditën e shtunë ka reaguar edhe OSBE e cila thotë se shpreson që protesta të jetë paqësore dhe demokratike.

“Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri”, njofton misioni i OSBE-së ku rendit edhe takimet e zhvilluara me zyrtarët shqiptarë.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, vijon më tej njoftimin.

“Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike”, thekson misioni OSBE-së.

Të fundit