Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, regjistrohet incidenti i parë me autoritetet

Protesta e opozitës, regjistrohet incidenti i parë me autoritetet

Autoritetet shtetërore kanë tentuar të bllokojnë autobusat me protestues që do të nisen nga Shkodra për në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, i cili ka sqaruar se në këtë qytet ka patur problem me autobusët.

“Kemi patur probleme me autobusat. Autoritetet e qeverisë kanë tentuar të bllokojnë autobusat. Kemi organizuar eskursione për t’i marrë”, ka thënë Çobaj.

Megjithatë, pavarësisht tentativës për bllokim, organizatorët demokratë kanë arritur të marrin autobusët dhe të bëhen gati për t’u nisur qetësisht drejt kryeqytetit.

Në orën 12:00 nis protesta, 2500 policë në terren; këto janë rrugët që bllokohen në Tiranë

Të fundit