Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Salijani: Mosbindja civile u kërkua nga vetë qytetarët

Protesta e opozitës, Salijani: Mosbindja civile u kërkua nga vetë

“Mosbindja civile dhe protesta është kërkuar nga vetë qytetarët”. Kështu ka deklaruar deputeti i PD, Ervin Salijani i cili ndodhet me deputetët e Elbasanit dhe Korçës në Bradashesh të Elbasanit.

Në një lidhje me Ora News, Salijani deklaroi se qytetarët kanë kërkuar të protestojnë për taksat abuzive të vendosura nga qeveria e Edi Ramës.

“Protestojmë kundër taksave abuzive. Që nga data 1 prill qytetarët do pagujnë taksen e pronës, çmimi i energjisë dhe i ujit është rritur, TVSH për biznesin e vogël, taksa e qarkullimit po ashtu. Mosbindja civile është e qytetarëve shqiptarë dhe është kërkuar prej tyre”, është shprehu Salijani.

I pyetur nëse do të lejohet kalimi për ambulancat dhe mjetet e urgjencës, deputeti demokrat theksoi se si zakonisht, protestuesit do tregohen të gatshëm për të bërë lëshime të tilla.

 

 

Të fundit