Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës së bashkuar, cilat janë rrugët që do të bllokohen sot për 3 orë

Protesta e opozitës së bashkuar, cilat janë rrugët që

Opozita e bashkuar do të protestojë ditën e sotme në kuadër të aksionit të mosbindjes civile kundër qeverisë. Ashtu siç kishte parashikuar, për tre orë qytetarë dhe deputetë të PD dhe LSI do të jenë të shpërndarë në disa pika kyçe të vendit, duke bërë të mundur bllokimin e akseve nacionale në shenjë proteste.

Protesta zgjat 3 orë, pra ora 10.00 deri në orën 13.00 dhe do të bllokohen 4 akse nacionale, që “paralizojnë” qarkullimin për në veri dhe në jug të vendit.

Rrugët që do të bllokohen janë:

Kryqëzimi i Milotit që lidh Tiranën me Shkodrën, njëherësh edhe Rrugën e Kombit me kryeqytetin.

Kryqëzimi i Çermës në Lushnjë

Kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan

Kryqëzimi i Vlorës në Tiranë

Të fundit