Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Shehi mbështet Bashën: Qeveri tranzitore derisa të vendoset normaliteti në vend

Protesta e opozitës, Shehi mbështet Bashën: Qeveri tranzitore

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka saqruar se opozita do të nisë protestat për të arritur që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Shehi është në të njëjtën linjë me kreun e PD, Basha, që ka theksuar se duhet një qeveri transitore dhe më pas të rezlisohen zgjedhje të parakohshme.

“Efikase është protesta. Nuk ka më armë tjetër opozita. Ky parlament s’ka ndërmend të ndalë. Të huajt s’ndiejnë më shqetësim për kurrizin e shqiptarëve. Duan stabilitetin para demokracisë. S’po kërkojmë të bëjmë revolucion por të dalim në shesh si në Rumani, por që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkojmë një qeveri tranzitore, nuk themi që zgjedhjet e parakohshme të jenë nesër. Është në qasje tjetër. S’themi ngrihur prift të ulet hoxha. Do bojkotohen shumë gjëra, protestë që do të zgjasë. Protesta do të nisë në Janar. Nëse ishim të zotë do t’a ccojmë deri në fund. S’kemi pse na sqarojnë ambasadorët. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë, deklaroi Shehi në emisionin 45 minuta në Rerpot TV.

Formula e protestës, sipas Shehit është modalitet, teksa shtoi se nuk ka rëndësi nëse do ketë çadër apo mënyrë tjetër rezistence.

Të fundit