Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Shpresa e vetme e qeverisë shqiptare dhe e njerëzve të saj, që prej kohës kur nisën protestat e opozitës në shkurt, është koha, lodhja dhe pafuqia e njerëzve për të vijuar të protestojnë.
Gjendja në vend është aq e vështirë sa njerëzit, mbështetësit e opozitës po e po, janë të zhytur në dëshpërimin e halleve të përditshme dhe kjo gjë është parë dhe shihet nga qeveria si shpresa e tyre për të shuar protestat.
Për ta bërë edhe më dekurajuese gjendjen, kryeminstri Rama mban fjalime dhe shkruan letra ku shprehet se kauza e protestuesve nuk do të fitojë asnjëherë, se ai nuk do të japë dorëheqjen, se opozita po kryen vetëvrasje...
Ministri i Brendshëm, Lleshaj, po me qëllimin e dekurajimit, në mënyrë brutale, banale dhe fashiste e quan opozitën “…grup parapolitik që punëson qytetarë të verbër ... të cilët pas protestës (dhunës që kanë ushtruar gjasme) përfundojnë në shtëpitë e tyre të mjera ose në qeli.”
Zëvendës kryeministri e quan opozitën 'kalifat oriental', duke e asociiuar gjasme-dhunën e opozitës me diçka që e bëjnë kalifatet orientale, të cilat sipas kësaj logjike i bie që janë natyralisht të dhunshme. Veç faktit që është një gjuhë krejtësisht islamofobe, për shkak të asociimit që kërkon t'i bëjë islamit me dhunën, gjuha synon edhe të shenjojë një masë të tërë protestuesish dhe opozitën si entitete që janë bartëse të së keqes.
Mediat e qeverisë vazhdojnë me traditën e vjetër të marrjes së pamjeve të protestave nga kënde dhe momente të caktuara, në mënuyrë që të tregojnë se protesta ishte fare e vogël.
Në fakt, me protestat po ndodh diçka e pazakontë. Protestat janë vazhdimisht të mëdha, njerëzit dhe mbështetësit e opozitës vijnë ngado, edhe nga rrethet e largëta. Akuza se ata janë mbështetës të opozitës nuk tregon asgjë.
Edhe kur ra Mubaraku, në sheshin Tahrir protestuesit ishin mbështetës të Wahdas dhe të Vëllazërisë Myslimane; edhe kur ra Janukovich në Ukrainë, protesutuesit ishin mbështetës të Timoshenkos, të Jushcenkos, të Klitchkovit; edhe në Armeni protestuesit ishin mbështetës të Pashinian; edhe kur ra Millsheviç protestuesit ishin mbështetës të Koshtunicës, të Xhinxhiç, të Tadiç etj.
Çështja është nëse këto protesta zgjasin dhe janë të qëndrueshme; çështja është nëse këto protesta përfaqësojnë diçka më madhe se sa ata që protestojnë; çështja është nëse këto protesta ngrihen mbi kauza të drejta. Sigurisht, që do të ketë gjithnjë njerëz, shumë njerëz që janë me qeverinë. Ka patur njerëz edhe Mubaraku, edhe Janukoviçh, edhe Milosheviç etj.
Protesta e opozitës dje, ku mijëra njerëz nga Tirana dhe rrethet u mblodhën qetësisht në bulevard, duke lënë pas punët dhe hallet, papunësisë dhe ankthin e bukës së përditshme, kërcënimin e të nesërmes, tregon se ka ndodhur diçka e rëndësishme brenda kësaj kategorie njerëzish.
Protesta e tyre një jave më parë për orë të tëra në shi, duke ecur kokëulur nëpër rrugët e Tiranës, secili me lëmshin e vet të mbledhur në grykë, paqësisht, tregon se përfundimisht njerëzit nuk do të kthehen më pas. Ata janë janë lënë pa punë, janë lënë pa shpresë, 400 mijë kanë ikur, janë dënuar për mospagim energjie, janë quajtur zaptues apo pengues, janë quajtur ndotës të Tiranës, janë vjedhur me konçesione të padëgjuara kund, janë vjedhur në kutitë e votimit duke mos patur mundësi të bëjnë asgjë ndaj kësaj gjendjeje, janë gjuajtur me gaz lotsjellës sikur të jenë hordhi e huaj etj.
Tashmë ata të gjithë mbërritën në pikën ku, jo vetëm nuk dekurajohen, jo vetëm nuk kthehen pas por, ashtu kokëulur, me lëmshin e dëshpërimit dhe të pasigurisë në grykë, vijnë gjithnjë e më shumë.
Në vitin 1955, në një ditë të ftohtë dhjetori, në Montgomery të Alabamës, Rosa Parks, një afro-amerikane e lodhur nga puna, nuk u ngrit, nga vendi i caktuar vetëm për të bardhët, në autobusin ku ishte ulur. Racizmi ishte një plagë e thellë në ShBA në atë kohë. Afro-amerikanët vuanin segregacionin, dënoheshin me gjoba apo edhe burg shumë lehtë nga gjyqtarët e bardhë, punonin larg dhe me orë të gjata, paguheshin më pak, ishin të varfër, shkonin në shkolla apo spitale të veçanta vetëm për ata. Kjo gjendje kishte kohë. Plaga ishte e vjetër, dëshpërimi i madh.
Rosa Parks u ndalua nga policia pse nuk i liroi vendin një të bardhi. Përfundoi në qeli atë natë dhe u dënua me gjobë. Martin Luther King, udhëheqësi i famshëm i afro-amerikanëve, diskutoi gjatë gjithë asaj mbrëmjeje me njerëzit e komunitetit afro-amerikan në Motgomery se çdo të bënin, se deri kur do të vazhdonte kjo vuajtje. Vendosën të nesërmen të nisnin protestën.
Ishte protesta e parë e organizuar e afro-amerikanëve, e një komuniteti të rrahur dhe të shtypur, të varfër dhe të dëshpëruar. Protesta do të ishte bojkotimi i autobusëve të Montgomeit dhe rrethinave. Asnjë afro-amerikan nuk duhej të hipte në autobus atë ditë.
Martin Luther King thotë se, e morën këtë vendim ngaqë nuk kishte më rrugë tjetër, ngaqë prej kohësh vazhdimisht kjo plagë e racizmit thellohej dhe i kishte kthyer jetët e afro-amerikanëve në në një makth. Ai thotë se ishte jashtëzakonisht e vështirë të bëje protesta, të kundërshtoje segracionin i cili ishte i sanksionuar në ligj, ishte i sanksionuar në kulturë dhe kodin shoqëror. Veç kësaj t’iu kërkoje afro-amerikanëve të mos hipnin në autobusë ishte dërrmuese për ta sepse ata do të shkonin në punë 2 orë larg, në këmbë, do të çonin fëmijët në shkolla 2 orë larg, në këmbë, do të ktheheshin nga puna të drobitur, në këmbë. Shkurt ishte një sakrificë e madhe. Veç kësaj ata ishin një popull i varfër, i rrahur, i dhunuar, me një mijë halle të përditshme.
Martin Luther King thotë se, ai e dinte që afro-amerikanët nuk do të protestonin, por do të hipnin masivisht në autobusë. Ata do t'i nënshtroheshin halleve të tyre dhe kulturës dhunuese të atyre që kishin pushtetin.
Të nësermen e protestës Martin Luthr King u zgjua herët, nuk kishte fjetur as natën, ishte në ankth sepse priste të shihte autobusët plot me afro-amerikanë dhe priste të shihte dështimin e afro-amerikanëve. Ai thotë se u ul në sallonin e shtëpisë së tij me shpinë nga rruga në mënyrë që të mos shihet autobusin plot. E shoqja që i solli kafen shihte nga rruga. Erdhi autobusi i parë, ishte ora 6. 00. E shoqja bërtiti nga gëzimi: Është bosh! Është bosh!
Martin Luther King, tregon se nuk kthehej dot të shihte nga emocioni, por kishte frikë se autobusët e tjerë që do të vinin rresht më pas do të ishin plot me afro-amerikanë. Ndoshta ky ishte vetëm i pari.
Më pas e shoqja i tregon për të gjithë autobusët me radhë. Ishin të gjithë bosh. Tek-tuk, shumë rrallë, ndonjë afro-amerikan gjendej në ta. Rreth 98 % e afro-amerikanëve bojkotuan.
Martin Luther King thotë se pa më pas afro-amerikanët të shkonin në punë turma-turma në këmbë, më kokën ulur, të qetë, me lëmsh në grykë secili. Nuk mbante më. Do të niste një ditë kjo protestë. Ky komunitet i rrahur dhe i lodhur kishte, megjithatë, një kurajo të madhe.
Kështu nisi lëvizja kundër segregacionit dhe për të drejtat e afro-amerikanëve. Ajo lëvizje u sulmua nga të bardhët, afro-amerikanët u provokuan, pati arrsetime, u tha se nga policia dhe qeveria e Alabamës se afro-amerikanët u ndaluan nga drejtuesit e tyre të hipnin në autobusë. U thanë pak a shumë të gjitha gjërat që ka thënë Mubarak apo Milosheviç për protestuesit e tyre, u tha pak a shumë gjithçka thotë Rama, Lleshaj apo njerëz të tjerë të qeverisë së Tiranës.
Ai bojkot i autobusëve nga njerëz të dëshpëruar, të rrahur, të lodhur, të vjedhur dhe të varfër, ai bojkot njerëzish që shkuan në këmbë me orë të tëra, turma turma, kokëulur, të dëshpëruar por kurajozë në punë, po ai “bojkot” ishte javën e kaluar në shi, po ai bojkot ishte të shtunën. Është e kotë dhe nuk ka propagandë që e kthen pas këtë lëvizje të 'afro-amerikanëve' të Shqipërisë, të cilat, ndonëse janë pjesa dërrmuese e jona sot, sigurisht nuk dalin dot të gjithë në protestë, por janë të gjithë me protestën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38