Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës, Xhafaj vlerëson reagimin e qytetarëve: Faleminderit që s’shkaktuat asnjë incident!

Protesta e opozitës, Xhafaj vlerëson reagimin e qytetarëve:

Ditën e sotme opozita e bashkuar zhvilloi 4 protesta në 4 akse kryesore nacionale, në Milot, Vorë, Bradashesh dhe në Çermë.

Për rreth dy orë akset nacionale u bllokuan nga qytetarë, ndërsa me ta u bashkuan edhe deputetë të opozitës në shenjë proteste kundër taksave të qeverisë Rama.

Ajo ra ne sy është se për rreth 2 orë protestë nuk u shënua asnjë incident. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar reagimin qytetarë dhe i ka falënderuar ata publikisht.

“Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë”, shkruan Xhafaj në Twitter.

 

Të fundit