Flash News

KRYESORE

Protesta e opozitës zhvendoset te Ministria e Brendshme: Lirioni djemtë tanë

Protesta e opozitës zhvendoset te Ministria e Brendshme: Lirioni

Nga Parlamenti, protesta e opozitës është zhvendosur aktualisht te Ministria e Brendshme. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë orientuar qytetarët te Ministria e drejtuar nga Sandër Lleshaj, për të kërkuar lirimin e protestuesve.

Me thirrjet “lironi djemtë tanë”, qytetarët kanë kërkuar që të mos përndiqen simpantizantët që i bashkohen protestave të opozitës. Disa qytetarë ndodhen në burg për shkak se kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme të opozitës së bashkuar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot se qytetarët e arrestuar nuk duhet të ndihen të braktisur dhe i ka bërë thirrje Lleshajt që të tërhiqet.

Të fundit