Flash News

KRYESORE

Protesta e sotme nga "Aleanca për Teatrin", blindohet kryeministria

Sot në orën 16:30 është njoftuar nga "Aleanca për Tetarin" protesta që do të mbahet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Disa orë para protestës, kanë filluar të merren masat për protestën dhe kryeministria po blindohet me dyer metalike.

Nuk ka të dhëna nga ana e autoriteteve për akte dhune gjatë protestës së sotme por masa të tilla nga ana ae Kryeministrisë janë marrë në protestat e mëparshme që ka organizuar opozita.

Protesta e sotme e "Aleancës për Teatrin" do të mbështetet dhe nga opozita. Liderët e opozitës kanë bërë thirrje që ditën e djeshme për mosbindje civile dhe për mosnjohjen e shtetit të Edi Ramës.

Të fundit