Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve dhe nisma e Ambasadorit Arvizu në 2012-ën për të nxitur reagimet qytetare

Një javë më parë, zërat e mekur të studentëve të cilët kishin ngritur zërin prej vitesh për problemet e sistemit Universitar në vend, u bashkuan në një protestë e cila erdhi duke u rritur, derisa paraditen e së martës kulmoi me një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Organizimi i këtyre protestave, deri më tani, është atribuuar vetë studentëve, teksa lëvizja e tyre ka gjetur mbështetjen edhe të pedagogëve. Përshëndetja e dytë e kësaj lëvizjeje i takon pikërisht faktit që ajo është e vetëbërë, në një farë mënyrë, risi nga organizimet e deritanishme në Shqipëri.

Stimulin për lëvizje të tilla në vend, e ka adresuar për herë të parë Smbasada amerikane. Në 2012, ambasadori amerikan i asokohe në Shqipëri, Aleksandër Arvizu do të shpallte të ashtuquajturën "Act NOW", nismë qytetare për të nxitur rinine, komunitetin dhe shoqërinë civile që të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të vendit.

“Përgjigja ndaj kësaj gjendje është krijimi i më shumë hapësire për shoqërinë civile dhe individëve, në mënyrë që t’u përgjigjemi më mirë shqetësimeve të qytetarëve, në mënyrë që të dëgjohen njerëzit për shqetësimet që kanë”, do të shprehej Arvizu, teksa shpallja e nismës u pasua edhe me disa takime të zhvilluara nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Natyrisht që vështirë të besohet se protesta e studentëve javën e fundit të ketë lidhje me organizmin në fjalë, por duket se takohet diku me nismën e amerikanëve gjashtë vjet më parë.

Të fundit