Protesta e studentëve dhe skandali i plagjiaturave, Akil Kraja: Politika duhet te reflektojë, të rinjtë kërkojnë transparencë

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka komentuar protestën e studentëve dhe skandalin e plagjiaturave të doktoraturave, teksa kthehet pas në kohë dhe publikon momentet kur është diplomuar.

Sipas tij, ky është një moment kritik për mbarë shoqërinë e në veçanti për klasën politike që duhet të nxisë ndryshimin e kërkuar.

Statusi:

10 vjet me pare, ne 2009, teksa mbroja tezen time ne Bocconi. Etja per dije ishte e madhe, kjo ishte diploma e dyte pas asaj te SciencesPo, cka u ndoq nga nje e trete ne ENA.

Pushteti nuk i do studentet e #DhjetoriDyte sepse ata misherojne meritokracine, konkurrencen e lire dhe te ndershme, lartesimin shoqeror mbi vlera e pune, mbi sakrifica dhe ndershmeri, virtytin dhe ambiciet me te shendosha.

Studentet misherojne nje kontrate morale mes brezash qe trashegojne dije dhe modele shoqerore, sakrificat e familjes se shkuar si themel per te filluar nje familje te re.

Universiteti nuk eshte ushtria e dikurshme, por sot eshte vetem pas saj qe “del ne jete” duke marre statusin e “adultit”…

Universiteti eshte porta hyrese ne shoqeri, ne profesion, ne boten e korporatave, ne ndertimin e kapitalit personal social e financiar.

Keto jane endrrat e cdo studenti, ne cdo kohe, dhe ne cdo vend.

Studentet shqiptare mbase nuk kane kushtet e atyre ne europe, por ata misherojne sot idealin me te larte kombetar.

Ata jane pasqyra me e paster e asaj cka eshte shoqeria shqiptare sot.

Ata kerkojne oportunitete dhe nje jete me te mire duke perparuar nen driten e dijes, shkences, kerkimit akademik, inovacionit, ambicieve te pastra.

Dhe per kete, ata kerkojne nje universitet kompetitiv qe i jep mundesine cdokujt ta ndjeke ate nese eshte ne nivelin e kritereve te pranimit, kritere se pari intelektuale dhe jo vetem financiare.

Ata kerkojne transparence ne qeverisjen e universitetit, ata kerkojne cilesi sherbimesh, kerkojne qe korrupsioni imoral me nota te blera, me doktoratura te kopjuara e me leksione te perkthyera “online” te ndaloje nje here e mire!

Cfare mallkimi i kobshem per nje komb ku te rinjve u thuhet qe ne jete ecet perpara vetem me genjeshtra, mashtrime, me fasada, me tesera rilindjeje…

Politika duhet te reflektoje, mbare shoqeria shqiptare i ka syte nga studentet sot.

Reforma ne drejtesi dhe reforma e arsimit te larte (ajo qe po vjen) jane themelet e nje ristrukturimi te thelle shoqeror qe ndodh nje here ne shekull per cdo komb.

Shqiptaret kerkojne ndryshimin. Ne pamundesi, ata do ta braktisin vendin e tyre.

Jetojme momente historike. Klasat politike po ndryshojne. Te rinjte po i ushqejne shpresat e ketij ndryshimi cdo dite! Opozita duhet ta prije kete ndryshim!

Me studentet, me rinine shqiptare, me dijen e ndershmerine, me meritokracine dhe me ambiciet e pastra te cdo studenti qe lufton per nje jete me te mire… sot, te gjithe NE duhet te jemi me ta.

Sot, luftohet beteja historike e nje dhjetori te dyte, dhe ne duhet ta fitojme ate, me cdo kusht…