Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Duma: Pedagogëve nuk iu kanë kaluar pagat e dhjetorit

Protesta e studentëve, Duma: Pedagogëve nuk iu kanë kaluar pagat

Deputetja demokrate Grida Duma, njëherazi dhe pedagoge te Fakulteti i Shkencave Sociale, deklaroi se për shkak të protestës së studentëve pagat e pedagogëve për muajin dhjetor nuk janë ndarë.

E ftuar në ‘Top Talk’, Duka ka treguar për gazetarin Denis Dyrnjaja se megjithatë, pedagogët nuk flasin pasi po solidarizohen me studentët.

“Unë jam pedagoge në Universitetin e Tiranës, te Shkencat Sociale. Tani e jashtme, por kam qenë e brendshme prej 15 vitesh. E dini ju që nuk kanë kaluar pagat e pedagogëve në të gjithë Shkencat Sociale? Flas këtu për muajin dhjetor, nuk kanë kaluar pagat. Arsyeja është se, edhe pagat e tyre varen 35 për qind nga tarifat e studentëve, universiteti duhet të mbahet nga tarifat e studentëve. Problemet e studentëve për të paguar tarifën kanë sjellë edhe mungesën e pagave për pedagogët. Asnjëri prej tyre nuk reagon, unë habitesha se përse nuk reagonin ata, por me sa duket qëndrimi i pedagogëve sot është në solidaritet me një çështje më të rëndësishme, që janë vet studentët. Ata po qëndrojnë në vijën e dytë, për të thënë se pagat e tyre janë më pak të rëndësishme sesa kauza e madhe e studentëve. Sistemi është i tillë, në të cilin vet reforma në Arsimin e Lartë ka shkaktuar katastrofë cilësie e menaxhimi, e çfarë ka prodhuar në fund fare? A mund të imagjinojmë ne, se një universitet publik do të ketë mundësi të menaxhojë me eficencë paratë, njësoj si entitet privat? Kjo është e pamundur. Të gjithë historinë e menaxhimit midis privatit dhe publikut ne e dimë shumë mirë se ku shkon dhe ku anon”, deklaroi Grida Duma.

Të fundit