Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Fatos Lubonja: Është çështje politike nëse akuzohet sistemi

Protesta e studentëve, Fatos Lubonja: Është çështje

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sërish protestën e studentëve dhe nëse kërkesat e tyre ‘teknike’ duhet të zgjerohen edhe me kërkesa politike. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja theksoi se protesta e studentëve mund të fokusohej vetëm te çështjet e arsimit nëse Shqipëria do ishte një shtet demokratik dhe funksional, por në të vërtet rezulton e kundërta.

Lubonja tha se protesta e studentëve mund të kthehet në çështje politike nëse akuzohet sistemi që ka sjellë problemet jo vetëm për universitetin, por për të gjithë vendin.

“Në një vend ku nuk funksionon demokracia dhe institucionet, duhet të shkohet te thelbi i problemit, te regjimi. Ky regjim nuk të dëgjon dhe krijon instrumente për të të kontrolluar. Çështja politike ka të bëjë me akuzën ndaj këtij sistemi që ka krijuar problemet dhe kërkesën për ta ndryshuar atë”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket raportimeve se po përgatiten ndryshime në qeveri, Lubonja tha: “Të gjithë ata ministra janë emërime të Edi Ramës dhe janë vënë aty vetëm për aftësinë e lëpirjes. Përgjegjësia është e atij që i ka emëruar aty. Këta kanë humbur sensin e realitetit dhe raportin me njerëzit.”

Të fundit