Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Lubonja: Është e nevojshme lindja e një partie të re politike

Protesta e studentëve, Lubonja: Është e nevojshme lindja e

Analisti Fatos Lubonja ofroi sërish mbështetje për studentët, duke pohuar se ligji i Arsimit të Lartë i dërgon studentët tek sistemi oligarkik klientela.

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, përmes një lidhje Skype, ai mendon se është e nevojshme lindja e një partie të re politike, për të përfaqësuar të papërfaqësuarit.

“Protesta është tregues i sistemit që është ngritur. Po të shkojmë te ligji i arsimit të lartë, analiza e atij ligji, do të duhej t’i çonte studentët dhe pedagogët, që janë pjesa më intelektuale e vendit, tek sistemi oligarkik klientelar, që është ngritur në Shqipëri, ku paratë publike shpenzohen në mënyrën më katastrofike të mundshme, ndahen me oligarkët, shpërndahen për propagandën. Pjesa me e rëndësishme e shoqërisë nuk fiton por ka ngelur në varfëri. Nëse studentët mjaftohen vetëm me kërkesat për mjediset e fakulteteve, kërkesa të tilla ka kudo në Shqipëri.

Nëse studentët nuk kuptojnë, se problemi i tyre është problem i gjithë shoqërise, atëherë kemi një problem, kjo nuk është më ngjarja më e rëndësishme e vitit, porështë thjesht një protestë. Është e nevojshme lindja e një partie të re politike, për të përfaqësuar të papërfaqësuarit. Përndryshe, protesta do të shuhet, si protesta e Kukësit, ku iu hoqën disa para kuksianëve. Por, regjimi do të qëndrojë në këmbë dhe studentët nuk duhet ta shohin kaq ngushtë këtë cështje”, u shpreh Lubonja.

Lubonja thotë se studentët e kanë mundësinë për të bërë ndryshime të mëdha dhe se ata nuk duhen trajtuar si fëmijë.

“Studentët kanë sjellë ndryshime të mëdha në botë, nëse i trajtojmë si fëmijë, besoj se ata kanë pjekuri. Unë kam detyrën time, ta shpreh këtë mendim, është pritshmëri e imja. Me sa duket edhe studentët, janë pjellë e të njëjtës shoqëri siç jemi ne. Vërtetohet ajo shprehja e Konicës, që në Shqipëri, nuk ka të rinj, por disa njerëz që kanë lindur përpara dhe disa më mbrapa”, perfundoi ai.

Të fundit