All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Protesta e studentëve, Meçorapaj: Dhjetori është muaji i tyre

Protesta e studentëve, Meçorapaj: Dhjetori është muaji i
All - Paragraf - 1

Në mbështetje të protestës së studentëve të cilët kërkojnë ulje të tarifave, ka dalë dhe deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në Facebook, Meçorapaj shkruan se dhjetori është muaji i tyre dhe Shqipëria është e tyre.

Reagimi i Nada Meçorapajt:

Studentët kanë rikthyer dhe ringjallur sot shpirtin e Protestës. Një përmasë që është fashitur te shqiptarët, por shuar kurrë. Në mbajtjen e të tulatur të këtij shpirti ka ndikuar edhe propaganda qeveritare milionaeuroshe. Ka ndikuar dhe sponsorizimi i idesë se 'të gjithë janë njëlloj'.

Si propagandë të sponsorizuar lart, por që e merr frymëzimin në kënetat e shpirtit njerëzor duhet të lexoni edhe deklaratën e Kryeministrit dhe hosanatë e medias së tij, sipas të cilëve në protestë kanë dalë 'ngelësat'.

JO! Ngelës në klasën e demokracisë janë ata që nuk dalin në protestë, që nuk i besojnë këtij institucioni demokratik, që e përbuzin atë.

Studentët u ngritën sot dhe do të dalin sërish nesër, sepse Dhjetori është muaji i tyre, sepse e ardhmja është e tyre, sepse Shqipëria është e tyre.

Unë jam me studentët!

Të fundit