Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Meta kthen në Kuvend ligjin për buxhetin

Protesta e studentëve, Meta kthen në Kuvend ligjin për buxhetin

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Në një njoftim të Presidencës thuhet se kreu i shtetit duke ndjekur situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të fundit