Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Meta kthen në Parlament “buxhetin 2019”

Protesta e studentëve, Meta kthen në Parlament “buxhetin

Situata e krijuar nga protestat disa ditore e studentëve më Tiranë ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta, i cili ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend buxhetin e vitit 2019.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, theksohet në njoftimin e presidencës.

Njoftimi i plotë:  

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Amendamentet e LSI

Në seancën e sotme në Parlament, disa deputetë të opozitës u rikthyen për të shqyrtuar propozimet e LSI, dy amendamentet e depozituara një ditë më parë në Kuvend, që sipas tyre do t’i jepnin zgjidhje 8 kërkesave të studentëve.

Gjatë seancës, këto amendime u rrëzuan, sipas kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi se buxheti 2019 ende nuk është dekretuar nga presidenti (një nga arsyet).

http://politiko.al/amendimet-e-lsi-balla-buxhetin-e-ka-meta-reagon-vasili-ju-shkaktuat-protesten-zgjidheni/

http://politiko.al/protesta-kuvendi-rrezon-amendimet-e-lsi-ruci-ka-tre-arsye/

Të fundit