Flash News

KRYESORE

Protesta e studenteve që nuk u mbështet nga 'të medhenjtë e gazetarisë'

Protesta e studenteve që nuk u mbështet nga 'të

Një grup gazetarësh u mblodhën pasdite para Prokurorisë së Përgjithshme për të protestuar për më shumë respekt ndaj tyre, nisur nga rasti i dhunimit të kolegut Renaldo Salianji nga truproja e Arta Markut.

Thirrjeve në mediat sociale, iu përgjigjën vetëm gazetarë të rinj, që vijojnë studimet ose të sapo dalë nga bankat e fakulteteve dhe me pak vite eksperience në profesion. Ndërkohë që shoqatat e gazetarëve, që propagandojnë se mbrojnë të drejtat e tyre dhe as gazetarët e njohur në vend nuk ishin të pranishëm.

Të parët për të ngritur zërin kur iu cenohen interesat e tyre, qofshin edhe ato të bizneseve private, apo kur fyhen personalisht nga kryeministri me epitetin ‘kadrinj’, ata duket se nuk e panë të arsyeshme të protestojnë për më shumë të respekt.

Standartet e tyre të dyfishta vërehen edhe kur ftohen partitë politike,  teksa nuk lënë tryezë pa marrë pjesë, vetëm e vetëm të tërheqin vëmendjen e lidërve politik.

Raporti i DASH, publikuar një muaj më parë, konstatonte se liria e shprehjes në vend është në rënie, ndërsa evidentonte tendencën e pronarëve të mediave për të ndjekur agjenda politike në favor të përfitimeve personale.

Të fundit