Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Protesta e studenteve që nuk u mbështet nga 'të medhenjtë e gazetarisë'
Një grup gazetarësh u mblodhën pasdite para Prokurorisë së Përgjithshme për të protestuar për më shumë respekt ndaj tyre, nisur nga rasti i dhunimit të kolegut Renaldo Salianji nga truproja e Arta Markut.
Thirrjeve në mediat sociale, iu përgjigjën vetëm gazetarë të rinj, që vijojnë studimet ose të sapo dalë nga bankat e fakulteteve dhe me pak vite eksperience në profesion. Ndërkohë që shoqatat e gazetarëve, që propagandojnë se mbrojnë të drejtat e tyre dhe as gazetarët e njohur në vend nuk ishin të pranishëm.
Të parët për të ngritur zërin kur iu cenohen interesat e tyre, qofshin edhe ato të bizneseve private, apo kur fyhen personalisht nga kryeministri me epitetin ‘kadrinj’, ata duket se nuk e panë të arsyeshme të protestojnë për më shumë të respekt.
Standartet e tyre të dyfishta vërehen edhe kur ftohen partitë politike, teksa nuk lënë tryezë pa marrë pjesë, vetëm e vetëm të tërheqin vëmendjen e lidërve politik.
Raporti i DASH, publikuar një muaj më parë, konstatonte se liria e shprehjes në vend është në rënie, ndërsa evidentonte tendencën e pronarëve të mediave për të ndjekur agjenda politike në favor të përfitimeve personale.