Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, Rama sërish përpjekje për të zhvendosur debatin

Protesta e studentëve, Rama sërish përpjekje për të

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish protestës së studentëve, për të cilët thotë se kërkesat e tyre po adresohen, edhe pse nuk ka përmendur ndonjë detaj konkret.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama thotë se analistët, të cilët ai i quan kadrinjë, janë të shqetësuar se dhjetori u iku pa revolucion. Ndërkohë sa i përket tetë kërkesave të studentëve, nuk ka asnjë vendim nga qeveria, por kryeministri ndodhet ende në fazën “mesa duket” për plotësimin e tyre,

I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama.

Studentët do t’i rikthehen serish protestave masive më datën 7 Janar dhe theksojnë se nuk pranojnë të dialogojnë pa u plotësuar tetë kërkesat e tyre, ndërsa kryeministri Rama vijon të bëjë të gjitha përpjekjet për ta kthyer protestën e studentëve në një çështje politike, apo si një përplasje e tij me analistë dhe gazetarë në vend.

Protesta e studentëve, Fatos Lubonja: Është çështje politike nëse akuzohet sistemi

Të fundit