All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Protesta/ Fatos Lubonja: U përça nga Edi Rama; studentët dhe pedagogët duhet të godasin sistemin

Protesta/ Fatos Lubonja: U përça nga Edi Rama; studentët dhe
All - Paragraf - 1

Analisti Fatos Lubonja mendon se protesta e studentëve nuk është në kulmin e saj dhe kjo për shkak se u përça nga kryeministri Edi Rama. Në rubrikën ‘Opinion’, në Neës 24, Lubonja theksoi se Rama i përçau studentët duke i vendosur kundër pedagogëve dhe duke përdorur të rinjtë e FRESSH-it.

All - Paragraf - 3

“Sipas asaj që shoh unë, aty mund të flitet për një mazhorancë që e nisi me një pakënaqësi për shtimin e tarifave. Pastaj, brenda kësaj mazhorance nuk mund të mos shikojmë grupe të ndryshme, që mund t’i quajmë politike apo parapolitike, ku padyshim mund të dallojë një pjesë të studentëve më të afërt me të rinjtë e PD dhe LSI, mund të dallojë studentët e afërt me FRESSH-in, dhe një grupim që është më kundër sistemit që është Organizata Politike apo Lëvizja për Studnetit, që janë të baraslarguar nga partitë politike.

Nuk pati një përpjekje që këto grupe të bëjnë një dialog dhe të dalin me një emërues të përbashkët që përfaqëson studentët. Duhet të kishin disa kërkesa të përbashkëta që përfaqësonin të gjithë studentët.

Ka dhe diçka, kur një lëvizje sheh që kërkesat nuk plotësohen, atëherë lëvizja duhet të kthehet në më politike.

Nuk ka patur një koordinim dhe ka patur përçarje. I pari që e ka bërë është Edi Rama. Fillimisht i drejtoi kundër pedagogëve dhe përpjekja tjetër është përmes rinisë së FRESSH-it. Jemi në një situatë kaotike që për mua ka frikë se i ka ikur pika kulminante”, u shpreh analisti.

Sipas Lubonjës, lëvizja e studentëve duhet të ishte më politike dhe protesta kundër ligjit të arsimit të lartë duhet të lidhej me arrogancën e qeverisë në shtimin e tarifave. Ai theksoi se studentët dhe pedagogët, që përfaqësojnë grupin intelektual në Shqipëri, duhet ta godasin këtë sistem oligarkik që është ndërtuar në vendin tonë.

“Lëvizja duhet të ishte më politike. Të lidhej ky ligj i arsimit të lartë, kjo rritja e tarifave arbitrare, të marrë lekë sa herë dua unë, si një produkt i një sistemi politik, i cili duhej goditur si sistem oligarkik. Bashkëpunojnë me një grusht oligarkësh, me të cilët kontrollojnë të gjithë ekonominë dhe kontrollojnë rrogat. Gjithsesi, nga pjesa më intelektuale e shoqërisë që janë studentët dhe pedagogët, unë pres që të godasin këtë sistem”, u shpreh Lubonja.

Të fundit