Flash News

KRYESORE

Protesta kombëtare e opozitës, policia zbarkon në terren mbi 1 mijë forca policie

Protesta kombëtare e opozitës, policia zbarkon në terren mbi 1

Sot, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e shtatë kombëtare në Tiranë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19.00 përpara godinës së kryeministrisë me simpatizantë nga i gjithë vendi.

Edhe përmes kësaj proteste, qytetarët do të kërkojnë largimin e Edi Ramës kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu si për të ndalur edhe fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, që PD i konsideron farsë.

Ndërkohë, pak orë para nisjes së protestës policia ka nisur masat e rrepta, duke zbarkuar në terren mbi 1 mijë efektivë, si dhe duke rrethuar kryeministrinë me gardh të hekurt. Po ashtu, janë shtuar edhe kamerat e sigurisë dhe ndriçimi, pasi protesta nis në mbrëmje.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha përcolli një mesazh për qytetarët, duke renditur të gjitha arsyet përse shqiptarët duhet të marrin pjesë në protestën e sotme.

“Rama vodhi votat për vjedhur shqiptarët”, nis mesazhi i Bashës dhe më pas shpalosen shifrat që tregojnë varfërinë dhe kushtet e tmerrshme në të cilat jetojnë shqiptarët, ndërkohë që Qeveria shpenzon miliarda euro në kontrata korruptive.

“4,5 miliard euro nga kushton sot korrupsioni i Ramës”, thuhet në videon e Bashës, por mesazhi në fund është i qartë: Ne nuk do ta paguajmë këtë korrupsion.

Të fundit