Flash News

KRYESORE

Protesta kundër inceneratorëve, Kryemadhi mbërrin në Verri të Fierit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  ka mbërritur në fshati Verri të Fierit ku prej 2 ditësh po protestohet për ndërtimin e inceneratorëve.

Kryemadhi  iu bashkua protestës së banorëve të zonës së bashku me deputetin Endrit Braimllari, organizator i protestës së 27 janarit. Ajo deklaroi  po importohen plehra nga jashtë dhe se do tu ofrojë banorëve mbështetje dhe  konsulencë të ekspertëve.

Kryetarja e LSI ditën e djeshme ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve. Ndërkohë paraditen e sotme është njoftuar se janë arrestuar 4 prej banorëve të cilët dje ishin pjesëmarrës në protestë.

Të fundit