Flash News

KRYESORE

Protesta kundër Ramës në Dibër, policia procedon deputetin Gjunkshi dhe djalin e tij

Protesta kundër Ramës në Dibër, policia procedon deputetin

Policia e Dibrës ka nisur hetimet ndaj qytetarëve të Peshkopisë ët cilët protestuan gjatë aktivitetit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas të dhënave zyrtare, janë 26 persona ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, mes tyre deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi bashkë me të birin.

Policia thotë se procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në pedonalen “Elez Isufi” të qytetit Peshkopi, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë zhvilluar tubim të paligjshëm, në kohën kur Kryeministri i Republikës së Shqipërisë po zhvillonte aktivitet në qytetin e Peshkopisë.

1- Xhemal Gjunkshi, 56 vjeç, banues në Tiranë;

2- E.Gjunkshi, 26 vjeç, banues në Tiranë;

3- G.G., 55 vjeç, banues në Peshkopi;

4- M.Ll., 52 vjeç, banues në Bulqizë;

5- N.G., 59 vjeç, banues në Peshkopi;

6- H.B. 53 vjeç, banues në Dibër;

7- F.A., 51 vjeç, banues në Dibër;

8- P.K., 46 vjeç, banues në Dibër;

9- F.O., 58 vjeç, banues në Dibër;

10- F.N., 55 vjeç, banues në Dibër;

11- F.H., 53 vjeç, banues në Dibër;

12- I.K., 51 vjeç, banues në Dibër;

13- E.S., 28 vjeç, banues në Dibër;

14- J.K., 47 vjeç, banues në Dibër;

15- V.P., 51 vjeç, banues në Dibër;

16- K.M., 25 vjeç, banues në Dibër;

17- S.T., 52 vjeç, banues në Dibër;

18- I.H., 56 vjeç, banues në Dibër;

19- M.K., 30 vjeç, banues në Dibër;

20- A.B., 60 vjeç, banues në Dibër;

21- M.SH., 33 vjeç, vjeç, banues në Dibër;

22- R.I., 68 vjeç, banues në Dibër;

23- D.S., 38 vjeç, banues në Dibër;

24- A.S., 26 vjeç, banues në Dibër;

25- B.K., 49 vjeç, banues në Dibër

26- T.M., 71 vjeç, banues në Dibër.

 

Të fundit