Flash News

KRYESORE

Protesta kundër Ramës në Fier, deputeti tregon prapaskenat: Polici nxori thikën

Protesta kundër Ramës në Fier, deputeti tregon prapaskenat:

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Fier, pak ditë më parë u shoqërua me protestën e një grupi qytetarësh. Protesta kaloi jo pa incidente pasi policia ndërhyri duke ju hequr protestuesve banderolën që ata mbanin.

Për këtë ngjarje ka folur deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi. Ai tha se protesta ka qenë spontante teksa shtoi se në një moment një prej policëve ka nxjerrë thikën për të prerë banderolën.

“Protesta ka qenë spontane, nuk ka pasur asnjë organizim. Qytetarët nuk janë lejuar që të shkojnë te panairi, dhe turma u zmadhua minutë pas minute. Unë nuk kam qenë i pranishëm që prej fillimit, kam shkuar më vonë, pasi më morën në telefon.

Qytetarët kërkonin që të takonin Ramën për vendet e punës. Punonjësit e Policisë ishin në ditën e tyre më të keqe, efektivë që ishin militantë dhe kërkonin që t’iu binin në sy punonjësve të gardës, që shoqëronin kryeministrin.

Polici me mbiemrin Shehu, që dje mora vesh se ka qenë i pezulluar në disa komisariate, ka nxjerrë thikën për të prerë banderolën në mënyrë të turpshme.

Ministri i Brendshëm duhet që të ndërhyjë dhe të lejojë njerëzit që të protestojnë për gjendjen dhe hallet e tyre. Mes turmës ka pasur edhe socialistë të zhgënjyer që ishin pa punë dhe kërkonin që të takonin kryeministrin”, u shpreh deputeti Baçi në studion e televizionit ‘Fax Neës’.

Të fundit